RREGULLORE E QENDRËS SË TRAJNIMIT TE PERSONELIT TE BURGJEVE
KAPITULLI PARË
OBJEKTI DHE PËRKUFIZIME
Në zbatim të ligjit 8321 date 16.4.1998,te ndryshuar me ligjin 9888,”Për të drejtat e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve” te Ligjit mbi Policine e Burgjeve , te VKM nr 96 date mbi Rregulloren e Pergjithsheme te Burgjeve, dhe te rekomandimeve te institucioneve nderkombetare hartohet Rregullorja e Qendres se Trajnimit te Personelit te Burgjeve.
Neni 1
Objekti
Kjo rregullore përcakton drejtimet kryesore tw punws sw e Qendrës së Trajnimit të Personelit te Burgjeve.
Procededurat e rregjistrimit te kursanteve, te zhvillimit te trajnimit, te testimit dhe te vlersimit.
Detyrimet e kursanteve , të specialisteve te trajnimit dhe IEVP per mbarvajtjen e trajnimeve
Marrdhënjet me partneret dhe bashkepunetoret ,brenda dhe jashte sistemit.
Detyrat e drejtuesit te Qendres dhe te specialisteve .
Neni 2
Përkufizime
Në
kuptim të kësaj rregulloreje, përveç se kur përcaktohet shprehimisht
ndryshe në dispozita të veçanta të saj, me termat e mëposhtëm
nënkuptojmë:
1 Trajnim baze –Dhenja
e njohurive teorike dhe praktike ne baze te nje programi mësimor te
miratuar që përmban linjat kryesore te punes per sigurimin, trajtimin
dhe rehabilitimin social te burgosurve te shtrire ne nje periudhe kohe
te nevojshme per përvetësimin e njohurive , perfshi edhe periudhen e
proves.
2 Trajnim gjate karrieres-
Trajnim gjate gjithe karrieres se punonjesit, nga emerimi deri ne
zgjidhjen e kontrates,që synon në rritjen e shkallës së
profesionalizmit ne mënyre të pandërprere për tju përgjigjur sa më mirë
kërkesave në rritje dhe zhvillimit të reformave si dhe gjate ngritjes
në gradë
3 Trajnime specifike-Trajnime
që behen per grupe te veçanta punonjesish dhe për aspekte te veçanta,
si menaxhim, trajtim i grupeve te veçanta, te mitur, gra, persona me
çrregullime mendore,të sëmurë, të moshuar etj
.
10Çertifikatë kualifikuese_
Çertifikate qe fitohet pas kalimit me sukses te testit teorik ne fazen
e pare dhe lejon kursantin që të fillojë praktikën në nje institucion
11 Çertifikatë e formimit bazë-
Çertifikatë që fitohet ne fund te perfundimit me sukses te trajnimit te
plotë për formimin bazë,dhe që bazohet ne kalimin me sukses të testit
teorik përfundimtar, te vlersimit te punës gjatë praktikës dhe të
frekuentimit te rregullt gjate trajnimit.
KAPITULLI II
QËLLIMI,DREJTIMET,PARIMET
Neni 3
Qëllimi i Qendrës së Trajnimit
Qëllimi i Qendres se Trajnimit te Personelit te Burgjeve është aftësimi profesional i punonjësve te ketij sistemi për rritjen e efektivitetit dhe permirsimin e sherbimit ne perputhje me standartet nderkombetare.
Neni 4
Drejtimet e punes se Qendres se Trajnimit
Të
organizojë trajnime për formimin bazë të punonjësve që do te rekrutohen
ne sherbimin e burgjeve me nje shtrirje kohore sipas nevojave dhe
nivelit te kategorive te ndryshme te punonjesve.
Të ofroje trajnim
për aftesimin e mëtejshëm profesional dhe ngritjen ne grade të
punonjësve gjatë karrierës së tyre në përshtatje me nevojat dhe
zhvillimet aktuale si dhe ne pergjigje te ndryshimeve ligjore.
Të ofrojë trajnime specifike në mënyrë sistematike për grupe te
veçanta punonjësish të cilët punojnë me të mitur, gra, të sëmurë, të
moshuar , të dënuar me çrregullime të shëndetit mendor, etj.
Neni 5
Parimet e trajnimit
Lidhja e njohurive teorike me praktiken
Trajnim sistematik dhe ne vijmesi
Fleksibiliteti me nevojat,pozicionet e punes,zhvillimet dhe standartet.
Te mesuarit e vetedishem dhe veprues
Disiplina dhe pergjegjesia ne pervetesimin e njohurive teorike dhe praktike si kërkesë bazë për një shërbim të mirë.
KAPITULLI III
RREGJISTRIMI NË KURSET E TRAJNIMIT
Neni 6
Procedurat e regjistrimit të kursantëvt
6.1
Kandidatët që propozohen nga IEVP për tu punësuar në shërbimin e
burgjeve, pas plotësimit të dosjes ligjore përzgjidhen nëpërmjet
intervistës dhe një testi psikologjik nga komisioni i emrimeve dhe i
paraqiten Drejtorit te Përgjithshëm të Burgjeve për emrim.
6.2 Në
urdhërin e emërimit parashikohen detyrimet për trajnimin e punonjesit
para marrjes së detyrës dhe lidhja e kontratës nga Drejtoria e IEVP ku
është emëruar punonjësi.
6.3 Drejtoria e Burimeve Njerëzore ,Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse
,në bashkëpunim me Drejtoritë e IEVP, plotëson nevojat për burime
njerëzore duke bërë grupimin e kandidatëve në grupe jo më të vogël se
10 veta ,të cilët do të rregjistrohen ne një kurs.
6.4 Në momentin që del urdhëri i emërimit nga Drejtori i Përgjithshëm,
punonjësi paraqitet në Institucion, lidhën kontratë me kohe te
papercaktuar , merr uniformën dhe paraqitet pranë Qendrës së Trajnimeve
për tu rregjistruar në kursin e formimit bazë.
6.5 Marrëdhënjet financiare punonjësit i fillojnë me fillimin e
trajnimit.Pagesat per periudhen që kursanti ndjek trajnimin bazë teorik
bëhen nga IEVP ku është emëruar punonjësi mbi bazën e listë prezencës
të dërguar zyrtarisht nga Qendra e Trajnimit.
6.6 Nuk lejohet që punonjesi i emëruar të fillojë detyrën pa kaluar në
trajnim dhe pa u shoqëruar me çertefikaten kualifikuese te lëshuar nga
Qendëra e Trajnimit.
Neni 7
Paga
Gjatë
kohës që kursanti është në trajnim paguhet në bazë të VKM ,Per pagat e
punonjesve te policise se Burgjeve me pagën që i përket gradës minimale
brenda rolit pa vështirsinë e shërbimit .
Gjatë periudhës së provës punonjësi e merr vështirësinë e shërbimit sipas regjimit ku ai është i pozicionuar.
Neni 8
Kontrata e punës
8.1.
Personi që pranohet në sherbimin e burgjeve nënshkruan kontratën
individuale ne bazë të nenit 140 të Kodit të Punës me kohe të pa
përcaktuar me Drejtorine e IEVP në fillim të trajnimit të tij në
Qendrën e Trajnimit të Personelit të Burgjeve .
8.2. Kontratat e
punës bazohen në Kodin e Punës së Republikës së Shqipërisë dhe Ligjit
të Policisë së Burgjeve.Kontrata e punës përcakton kohën e provës prej
3 muaj, në bazë të nenit 142 të Kodit të Punës e cila fillon me
fillimin e praktikës dhe zgjatën 3 muaj.Pas përfundimit të periudhës së
provës, punonjësi shoqërohet me nje vlersim pune , i cili merret ne
konsideratë gjate testimit dhe vlersimit të përgjithshëm për
çertifikimin e punonjësit.
8.3. Modeli tip i kontratës, me të drejtat dhe detyrimet, i përmbahet akteve ligjore në fuqi dhe
përmban:
a) identitetin e palëve;
b) vendin e punës;
c) detyrimin e punonjesit për trajnimin e tij dhe përshkrimin e përgjithshëm të punës gjate kohës së provës.
ç) datën e fillimit të punës;(data e fillimit te trajnimit)
d) kohëzgjatjen e periudhës së provës,
dh) kohëzgjatjen e pushimit vjetor (lejes së zakonshme deri në 30 ditë për nivelin zbatues,
35 ditë kalendarike për nivelin e parë drejtues, (pasi te kete kryer minimalisht 11 muaj punë)
e) elementet përbërëse të pagës dhe datën e dhënies së saj;
ë) kohën normale javore të punës;
f) sanksionet për prishje të kontratës;
(nje model i kontratës i bashkëngjitet kësaj rregullorje)
KAPITULLI IV PROGRAMET
Neni 9
Programimi i Trajnimeve
Qendëra
e Trajnimit të Personelit të Burgjeve në fillim të vitit kalendatik
harton programin vjetor të trajnimeve për vitin në vazhdim dhe ua bën
të njohur te gjitha drejtorive të IEVP dhe Drejtorive brenda Drejtorisë
së Përgjithshme të Burgjeve , me qëllim që të planizohen punonjësit që
do te jënë pjesëmarrës
Neni 10
Programet mësimore
Qendra
e Trajnimit harton programet per formimin bazë të punonjësve të
sherbimit te sigurisë dhe shërbimeve te tjera, duke i kaluar në
diskutime me grupe te interesit dhe më pas i miraton tek Drejtori i
Përgjithshëm.Programi përmban linjat kryesore, temat për çdo linjë,
orët për leksione, oret e seminareve, te praktikës të testimit dhe orët
në dispozicion.Krahas programit të formimit bazë , për punonjësit e
shërbimit të sigurisë,harton programet për kalimin në një gradë më
të lartë sipas Ligjit te Policisë së Burgjeve dhe programet për
trajnimin e punonjësve të shërbimeve të tjera .
Neni 11
Partneriteti
Qendra e Trajnimit të Personelit të Burgjeve për realizimin e programeve me nivel sa më të lartë cilësor bashkëpunon me partnerë brenda e jashte sistemit.Personat të cilët do të kërkohen nga qendra per trajnime ,miratohen paraprakisht nga Drejtori i Përgjithshëm.Pagesat e bashkepunëtorëve jashtë sistemit bëhen nga buxheti i qendres ,sipas një aktmarrëveshje te miratuar tek Drejtori i Përgjithshëm.
KAPITULLI V ASPEKTE ORGANIZATIVE
Neni 12
Buxheti
Qendra
e Trajnimit te Personelit te Burgjeve ka buxhetin e saj,i cili i
përcaktohet nga Drejtori i Përgjithshëm,për realizimin e trajnimeve,
pagat e personelit, djeta për udhëtime, pagesen e lektoreve jashtë
sistemit, furnizime dhe paisje me mjete logjistike dhe kancelari dhe
bazë materiale didaktike mësimore.
Neni 13
Stafi i Qendrës
Stafi i Qendres së Trajnimit përbëhet nga Drejtuesi, specialistët e
trajnimit ,koordinatori per shërbimet logjistike dhe koordinatori për
shërbimin logjistik financë.Emërimi dhe lirimi nga detyra bëhet në bazë
të procedurave të shërbimit civil.Kriteret e pranimit në detyrë janë
sipas Urdherit të Drejtorit të Përgjithshëm mbi kriteret për pranimin
në DPB.Drejtuesi i Qendrës së Trajnimeve duhet të ketë përfunduar
minimalisht ciklin e dytë të studimeve universitare dhe të ketë
përvojë në mësim dhënje dhe punën kërkimore.
Neni 14
Detyrat dhe Pergjegjesite e drejtuesit te Qendres
Drejtuesi i Qendrës së Trajnimeve varet tek Drejtori i Pergjithshme i Burgjeve dhe i raporton Atij
Pergjigjet per trajnimin e punonjesve te te gjitha niveleve ne
sistemin e burgjeve. Drejton dhe organizon punen per hartimin e
programeve dhe moduleve te trajnimit .
Harton planet afat gjata dhe afatshkurtera per realizimin e trajnimeve.
Ben dokumentimin e rezultateve te trajnimit dhe ja ben te ditur ato Derejtorise se Burimeve Njerzore
Organizon trajnime specifike per punonjes qe punojne me grupe te veçanta
Bashkepunon me institucione partnere per ngritjen e cilesise se trajnimeve.
KAPITULLI VI KURSANTI,TESTIMI VLERËSIMI.
Neni 15
Kursanti
Kursanti është punonjësi i pranuar në shërbimin e burgjeve që ndjek kursin e trajnimit bazë në Qendrën e Trajnimit.
Kursanti duhet të përfundojë me sukses trajnimin bazë të shërbimit në
burgje që të caktohet me detyrë Në rast se kursanti nuk e përfundon
me sukses trajnimin bazë , atij i zgjidhet kontrata e punës.
Neni 16
Detyrimet e Kursantit
Gjate periudhes se trajnimit kursanti duhet te permbushe këto detyrime:
Te marre pjese rregullisht ne trajnim,te respektoje orarin dhe te pergatitet.
Te kalojë testin e detyrueshem kualifikues dhe përfundimtar
Të kalojë me sukses kohen e provës në institucionin ku është emëruar
duke përmbushur të gjitha kërkesat e parashikuara në paketen ligjore e
nenligjore mbi kryerjen e sherbimit.
Në qoftë se kursanti ,i cili ka filluar trajnimin për formimin bazë,
përpara emërimit të tij në punë , mungon tre ditë pa arsye,propozohet
tek Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve për zgjidhjen e kontrates.
Neni 17
Testimi
Kursanti
do ti nenshtrohet testimit paraprak pas çdo gjashte tema mësimi .Në
fund te periudhës së parë të trajnimit ,para fillimit te kohes se
proves ,kursanti do ti nenshtrohet nje testimit kualifikues.Ne rast se
nuk kalohet testi, kursantit do ti jepet e drejta ta perseris vetem nje
herë pas nje periudhe nje javore.
Nëqoftë se kursanti nuk e kalon
testin kualifikues edhe pas përsëritjes, ai skualifikohet, pra i
zgjidhet kontrata dhe nuk paguhet për periudhën e trajnimit teorik.
Testimi përfundimtar per çertifikimin e kursantit si punonjes i
sherbimit te burgjeve do te behet ne fund te kursit teorik dy javor,
pas periudhes se praktikës e cila zgjat tre muaj.Në qofte se kursanti
nuk e kalon kete test atij i zgjidhet kontrata.
Neni 18
Vlerësimi
Vlerësimi
perfundimtar i kursanteve do te behet pas periudhes se proves ne
perfundim te kursit te dyte teorik dy javor.Vlerësimi do te perbehet
nga tre pjese,vlerësimi ne testin teorik, vlerësimin ne praktike gjate
kohes se proves dhe frekuentimi.
Kursanti vlerësohet kalues ne
testin teorik kur arrin te perfundoje sakt 70% kerkesave te
testit.Vlerësimi shume mire i testit permban 60 pike në vlerësimin e
përgjithshëm
Vlerësimi i punes shume mire gjate periudhes se proves ,permban 30 pike në vlerësimin e përgjithshëm.
Frekuentimi 100% gjate dy fazave te trajnimit vlerësohet ne masen 10 pikë ne vlerësimin e përgjithshem.
Neni 19
Etika
Të gjithë kursantet do të veprojnë në përputhje me rregullat e sjelljes te parashikuara ne kete Rregullore dhe ne Rreguloren e etkies se punonjesve te burgjeve.
Kursantët duhet të jenë të
sjellshëm dhe të respektojnë personelin e Qendres së Trajnimit,
Lektoret e jashtëm ,kolegët dhe qytetarët.
Ndalohet çdo shenjë
diskriminimi (me shkrim, verbal, me gjeste apo në ndonjë mënyrë tjetër)
fetar, etnik, gjinor apo kundër origjinës kombëtare të kursanteve apo
anëtarëve të personelit .
Gjatë orës së mësimit celularët duhet të jenë të fikur.
Çdo
Kursant duhet ta përfundojë provimin në mënyrë individuale. Kopjimi
si mënyrë për të arritur rezultate fiktive , është i papranueshëm dhe
skualifikues.
Pirja e duhanit nuk lejohet në ambjentet e mesimit .
Pirja e duhanit lejohet jashtë, në hapësira të paracaktuara për këtë qëllim.
Pijet alkoolike janë të ndaluara në Qendren e Trajnimit dhe gjate kohes qe kursanti eshte ne trajnim
Neni 20
Ngarkohen per zbatimin e kësaj rregullorje Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve , dhe të gjitha strukturat në vartësi të saj.
Neni 21
Te gjithë urdheresat që bien në kundërshtim me këtë urdhër shfuqizohen
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
MINISTRIA E DREJTËSISË
DREJTORIA E PËRGJITHSHME E BURGJEVE
INSTITUCIONI I EKZEKUTIMEVE TE VENDIMEVE PENALE............
Tel. .................................................
N/r _______ Prot --------------------,me......./ ....../ 2009
KONTRATË PUNE ME KOHË TË PAPËRCAKTUAR
Sektorit të Burimeve Njerëzore
Punëmarrësit,z/znj...................................
Në................................, sot më
.................................,lidhet kjo kontratë pune me kohë të
papërcaktuar, ndërmjet Drejtorisë së IEVP............................................,të
përfaqësuar nga
Drejtori................................................si punëdhënës,
i autorizuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve me urdherin nr
...........,datë...........................dhe z/znj.
.........................................si punë marrës në
pozicionin.....................................
Kjo kontratë lidhet
në bazë të Ligjit nr 7961, datë 12.07.1995,”Kodi i Punës në Republikën
e Shqipërisë”, i ndryshuar me Ligjin nr 8085 datë 13.03.1996,
ndryshuar me Ligjin nr 9125 date 29.07.2003,Ligjin nr.........,
date................” Për Policinë e Burgjeve”
Kontrata lidhet me kete përmbajtje:
Neni 1
Afati dhe data e fillimit të punës
Kontrata
lidhet sot me datën ......................., dhe perfundon kur zgjidhet
nga njera palë,sipas dispozitës nr 141 të K.Punës dhe Rregullores së
Disiplinës së Policisë së Burgjeve ,pas mbarimit të afateve të
njoftimit.
Marrëdhënjet financiare fillojnë në datën e fillimit të
trajnimit, sipas parashikimit në Rregulloren e Qendrës së Trajnimeve.
Neni 2
Përshkrimi i punës
I/E Punësuara që nënshkruan kontratën do të kryej këto detyra:
Neni 3
Koha e Provës
Koha
e provës është 3 muaj dhe fillon me fillimin e praktikës dhe përfundon
me përfundimin me sukses të fazës së dytë të trajnimit dhe marrjen e
çertifikatës për formimin bazë.
Neni 4
Koha e punës
Kohëzgjatja
normale e punës është 8 orë në ditë dhe 40 orë në javë.Gjatë ditëve të
trajnimit koha e punës fillon në orën 08 dhe përfundon në orën 16.
Gjatë kohës së praktikës, puna kryhet me turne, sipas orarit të
vendosur nga Institucioni.
Neni 5
Puna jashtë orarit zyrtar
Për
nevoja të domosdoshme të institucionit , koha e punës mund të zgjatet
, por jo më shumë se 50 orë në javë në total.Për punë mbi kohën e
punës , punëdhënësi do të paguajë punëmarrësin sipas dispozitave te
K.Punës, VKM për kohën e punës dhe pushimit, udhëzimeve te Ministrise
se Financave dhe te Ministrise se Drejtesise,ose do ti jap pushimet per
nje periudhë brenda dy muajve.
Neni 6
Koha e pushimit
Pushimi
javor është ditën e shtunë dhe të diel.Pushimi vjetor është 30 ditë për
punonjësin e nivelit zbatues. 35 ditë për punonjesit e nivelit te parë
drejtues dhe 40 ditë për punonjësin e nivelit të lartë
drejtues.Pushimi vjetor jepet brenda vitit kalendarik , ose në
pamundësi deri në mbylljen e tremujorit të parë të vitit të
ardhëshëm.Në rast se pushimi vjetor nuk mund të jepet për arsye pune te
rëndësishme,brenda afatit të parashikuar ,atëhere punedhenësi bën
kompesimin në pagë të punëmarrësit.Punëmarrësi gëzon të drejtën e
pushimeve të tjera sipas parashikimit të nenit 96 te Kodit të Punës .
Neni 7
Paga
Paga do të jetë sipas VKM nr.............. datë.......................,
dhe perbehet nga paga për gradë, dhe shtesa për vështirsi
shërbimi.Gjatë periudhës së trajnimit bazë , do të paguhet paga e
gradës minimale pa vështirsinë e shërbimit.Gjatë kohës së praktikës, do
të paguhet vështirsia sipas shërbimit që kryen punonjesi, e pasqyruar
kjo në listë prezencë.
Neni 8
Pranimi në punë
Pranimi
në punë bëhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve , sipas kritereve
që parashikon Ligji i Policisë së Burgjeve, mbi bazën e dokumentacionit
të paraqitur , te intervistës dhe te testit psikologjik.
Neni 9
Sigurimet shendetsore dhe shoqërore
Punëdhënësi, derdh kontributin e sigurimeve shendetsore dhe shoqërore për llogarinë e punonjësit, duke e paisur me librezën e punës dhe librezën e kontributeve.
Neni 10
Kushtet e punës
Punëdhënësi
ka për detyrë ti sigurojë punëmarresit kushte të favorshme për punë,
veshmbathje dhe paisje për kryerjen e sherbimit sipas normave të
miratuara.
Neni 11
Zgjidhja e kontratës
Zgjidhja e kontratës bëhet në bazë te nenit 153 të Kodit të Punës dhe procedurave që parashikon Ligji i Policisë së Burgjeve dhe Rregullorja e Disiplinës , në rastet kur:
Kjo kontratë pasi lexohet firmoset me vullnet të lirë nga dy palët.
Punëmarrësi Punëdhënësi
Z/ Znj........................................ D R E J T O R I
____________________