•  
  • Harta e Burgjeve

    Sarandë

    Institucioni i Ekzekutimit të Vendimit Penal Sarandë

     

    Historiku

     

    Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Sarandë, me Urdhrin e Përbashkët Nr. 5821,  dt. 24.01.2007 të Ministrit të Drejtësisë dhe Nr. 432  dt. 27.01.2007, të Ministrit të Brendshëm, ka kaluar nga Ministria e Brendshme, në vartësi të plotë të Ministrisë së Drejtësisë.

     

    Paraburgimi  Sarandë filloi të funksionojë me të paraburgosur dhe me administratën e emëruar, me dt. 05. 10.2007. Në këtë datë u bë transferimi i të paraburgosurve nga IEVP Tepelenë, ku ishin dërguar provizorisht.

     

    Paraburgimi e zhvillon aktivitetin në katin e parë dhe të dytë të godinës të Komisariatit  të Policisë Sarandë. Kapaciteti i këtij institucioni është 40 të paraburgosur dhe të dënuar, të ndara në 10 dhoma banimi. 

     

    Sipas klasifikimit nga Ministria e Drejtësisë, paraburgimi është  me një seksion dhe vetëm për gjininë mashkullore. 

     

    Drejtuesi aktual i IEVP Sarandë është z. Fatmir Bajrami.

     

     

     

    Adresa dhe Numrat e Kontaktit

     

    Adresa: Rr."Vangjel Pandi”, lagjja nr. 2, pranë Komisariatit të Policisë Sarandë.
    Numër kontakti: 085226988 - 085226122 - 0672078400

     

     

     

    Orari i Vizitave

     

    Orari i vizitave për familjarët është nga e hëna në të shtunë ora 09:00–16:00. Numri i vizitave të lejuara në muaj është 4.

     

     

     

    Aktivitetet

     

    Aktivitetet kryesore në këtë IEVP përfshijnë lojëra tavoline, aktivitete fetare si dhe me rastin e festave të ndryshme organizimi i aktiviteteve kulturore.

     

    Shërbimet që Ofrohen

     

    Në Paraburgimin Sarandë, të paraburgosurve dhe dënuarve u afrohet shërbim shëndetësor dhe stomatologjik, asistencë juridike, asistencë psikologjike dhe sociale, shërbimi telefonik për kontakte me familjarët, avokatët si dhe me Avokatin e Popullit.



    Foto Galeria

    Kerko te denuarit politik